Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETÇfarë përmban buka e zezë?

Çfarë përmban buka e zezë?

Buka e zeze bëhet me miell integral e cila varion nga cilësia. Duhet pasur kujdes që buka të jetë 100% integrale dhe jo me ngjyrues. Buka me farë buke (jo me maja), nga miell gruri të plotë ose thekre, të bluar me mulli guri si dhe përzierjet e këtyre të dyjave, janë bukët më të pasura me vlera ushqyese.

Kur buka është bërë me farë buke është shumë më e tolerueshme për aparatin tretës. Këto buke përmbajnë fibra te cilat ndihmojnë aparatin tretës, përmbajnë disa acide lyrore edhe vitaminën E.

Buka e zezë përmban sasi të konsiderueshme hekuri, kalciumi, acidi folik, vitamine B dhe përmban sasi të mëdha magnezi i cili është i domosdoshëm në metabolizmin e sheqerit. Kjo e benë bukën e zezë shumë të shëndetshme për ata që vuajnë nga diabeti.

Dhe nëse keni dëgjuar që buka e zezë ju ndihmon të dobësoheni, është e vërtetë. Por, buka është mirë të pritet pak para se të konsumohet dhe të mbahet e mbyllur mirë, në qese letre në vende të freskëta ose në frigorifer.

Prandaj zgjidhni bukën e zezë, të freskët dhe të pathekur, të ngjeshur dhe të paprerë në feta.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME