Rita Ora është parë me një palë tuta rozë derisa ka bërë “shopping” në Paddington të Sydney – para se ata ta merrte burri i saj Taika Waititi me një Porsche 200 mijë euroshe
Rita Ora e ka bërë Sydneyin si shtëpi të dytë të saj.
Të dielën, anëtarja e jurisë së The Voice Australia është parë duke bërë blerje në dyqanet më trendi në zonën e Paddingtonit në Australi.
Pop ylli kosovar (32) ishte veshur me stil, duke treguar edhe njëherë që është njëra prej vajzave që ndjek trendet e modës, derisa në fund ajo largohet nga aty bashkë me burrin e saj Taika Waititi. /GazetaExpress/