Wednesday, May 8, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËRREZIKU TURK PËR SHQIPËRINË

RREZIKU TURK PËR SHQIPËRINË

Nga Gentian Ruko

“Duhet të kesh 2: një ta mbash dhe një ta çash”.

Kjo shprehje, e evokuar ngs KM në Kuvend, në fakt, i rri fiks Prokurorisë së Fierit. I ka dhënë vetes rolin e misionarit për të ruajtur imazhin publik të Spitalit Turk. Dhe për të mbrojtur jetën e qytetarëve nga… botoksi!

Por, çfarë është botoksi në stomak?
Sikur të kishin bërë qoftë dhe një kërkim të thjeshtë në Google apo Duckduckgo (edhe në Yandex e Baidu, po të donin], do t’a krijonin idenë.
Rezultatet e kërkimit konvergojnë në një pikë: nuk është operacion; injeksioni i botoksit në stomak kryhet pa dhimbje, nga goja dhe me endoskop; procedura zgjat deri në 15-20 minuta. Procedura e aplikuar është jashtëzakonisht e sigurt. Pra, asnjë rrezik nuk i kanoset kujt.

Botoksin e kanë realizuar mjekët turq të spitalit “Memorial”. Por, Prokuroria nuk guxon të ngrejë akuzë për ta (as që duhej t’a çnte në mendje, se i bie të hapet luftë dhe me vëlla Erdoganin). Kështu, e ka gjetur fajtorin te drejtoresha shqiptare, që nuk vigjëluar ndaj krimeve të të huajve.
Në lajmin e shpërndarë sot, nuk sqarohet nëse ishte hetim kryesisht apo mbi bazën e një denoncimi. Dhe cilat janë pasojat e ndodhura.

Fiasko në stilin e Llallës: epopetë e Shtatorit!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME