Saturday, October 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETAlimehmeti: Shqipëria po kalon një tjetër valë të Covid-19

Alimehmeti: Shqipëria po kalon një tjetër valë të Covid-19

Shqipëria po kalon një tjetër valë të covid-19. Në gjykimin e epidemiologut Ilir Alimehmeti, nuk ka asgjë për tu shqetësuar sepse valë të tilla me infektime që rriten dhe bien do të jenë të pranishme gjithmonë. Bashkekzistenca e virusit pandemik me viruset e tjera stinore do të bëjë që gjithmonë të kemi raste dhe njerëz të sëmurë.

“Herë pas here do ketë valë të tilla, do jetë gjithnjë i pranishëm me valë gjithnjë e më të vogla”, – thotë epidemiologu Ilir Alimehmeti. Teksa kërkon që të mos shqetësohemi, Alimehemeti thotë se kur kanë kaluar 3 vite nga pandemia, Shqipëria duhet të kishte futur testet e shpejta për Covid në farmaci.

“Në Shqipëri sot e kësaj dite këto nuk janë disponibile. Një person që testohet dhe zbulohet pozitiv i jepet mundësia të mbrojë komunitetin dhe të minimizojë problemet. Këto nuk bëhen për burokraci, por se kanë një vlerë shumë të madhe praktike”, – tha Ilir Alimehmeti, epidemiolog

Një domosdoshmëri në gjykimin e epidemiologut, është monitorimi I situatës nëpërmjet monitorimit të ujërave të zeza, gjë e cila nuk bëhet për shkak të mungesës së laboratorëve.

“Ujërat e zeza të monitorohen dhe të japin i9nformacion për 10 mijë apo 40 mijë. të jep me një parashikim afro dy javor se si do jetë ecuria”, – tha Alimehmeti.

Rastet me koronavirus janë rritur ndjeshëm në javët e fundit. Shumica e të infektuarve po trajtohen në banesa ndërsa nuk mungojnë shtrimet në spital. Sipas të dhënave zyrtare mesatarisht çdo ditë shtrohen 3 deri në 5 persona që bëjnë komplikacione si pasojë e infektimit me covid. Ekspertët e shëndetit publik apelojnë që të injektohet vaksina anti-covid në grupet e riskut ndërsa paraljmërojnë se me uljen e temperaturave numri I të infektuarve do të vijë në rritje. /Euronews Albania

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME