Monday, December 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSërish forcat RENEA në Vlorë, çfarë po ndodh?

Sërish forcat RENEA në Vlorë, çfarë po ndodh?

Forcat speciale RENEA dhe FNSH-ja kanë zbritur sërish mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin e Vlorës. Raportohet se janë ngritur postoblloqe në disa nga akset kryesore të qytetit bregdetar. Sipas të njëjtave burime është arrestuar një person. Nuk dihet ende shkaku i arrestimit. Policia nuk ka dhënë ende detaje.

Mësohet se forcat policore po vazhdojnë kontrollet për armëmbajtje pa leje dhe trafik të lëndëve narkotike. Kontrollet janë duke u zhvilluar në zona të ndryshme të qytetit. Në fokus janë disa biznese dhe banesa. Një ditë më parë, në qytetin e Vlorës u arrestuan 6 anëtarë të një grupi kriminal.

Personat janë ndaluar në zonën e bulevardit Vlorë – Skelë kanë qenë nën survejim prej kohësh. Një ndër të arrestuarit është Santiliano Basho, vëllai i “të fortit të Selenicës” i njohur e emrin “Tesi i Selenicës”. Policia sqaroi se ka sekuestruar 2 pistoleta, fishekë, 3 automjete, 2600 euro dhe 8 celularë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME