AKTUALITET

Rruga e rikonstruktuar degradohet brenda pak muajsh

Vetëm pak muaj më parë përfundoi investimi për rehabilitimin e infrastrukturës së brendshëme rrugore në fshatrat e njësisë administrative Buçimas, mes tyre edhe në fshatin Rrëmenj.

Megjithatë, pas një kohe të shkurtër, në disa segmente të dy rrugëve që lidhin një prej lagjeve me pjesën tjetër të fshatit, kanë nisur dëmtimet, duke rrezikuar deri në izolimin e zonës.

Banorët, të shqetësuar për situatën, shprehen se rruga është ndërtuar me cilësi të dobët, çka përbën rrezik serioz si për automjetet që qarkullojnë, ashtu edhe për fëmijët që e përdorin çdo ditë.

Sipas tyre, problematika ka nisur prej muajsh dhe vijon të përkeqësohet, ndërsa rrëshqitja e rrugës po thellohet gjithnjë e më shumë.

Në disa segmente, më shumë se gjysma e trupit të rrugës është shembur, duke e bërë kalimin të vështirë dhe të pasigurt.

Investimi për sistemimin dhe rehabilitimin e rrugëve në këtë njësi administrative është realizuar nga kompania ‘Rei SHPK’ dhe ka kushtuar rreth 800 milionë lekë, por pavarësisht kësaj, problematikat në këto rrugë janë tashmë të dukshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button