Saljani, Duma dhe fitoret e PD në Kavajë

Nga Ilir Hoxha
Nje here ne 2 dite Ervin Salianji deklaron se eshte politikan fitues dhe merr shembull zgjedhjet ne Kavaje ne vitin 2023 ku ishte i derguar i PD ne kete bashki. Ato zgjedhje i fitoi Fisnik Qosja me 800 vota para rivalit socialist.
Kete pretendim te Ervinit e rrezon rezultati i 11 majit. PD ne kete bashki mori 2900 vota me shume se PS. Salianji nuk mori pjese ne fushate pasi ndodhej ne burgun e Fierit ku e futi pa te drejte Fatmir Xhafa.
Ne fakt te vetmen humbje ne zgjedhjet e pergjithshme Kavaja e ka patur ne vitin 2021 kur aty kandidonte Grida Duma. Sigla PD mori ne ato zgjedhje 223 vota me pak sesa PS. Te thuash jam politikan fitues duke marre shembull Kavajen eshte budallallek. PD e ka humbur Kavajen si bashki vetem per shkak te arrogances ne vitin 2011 dhe 2015.
Historikisht kavajesit kane votuar PD, eshte nje nga bastionet me te forta te demokrateve. Edhe ne vitin 2017 kur PD mori rezultatin historik me te dobet, drita e vetme erdhi nga Kavaja ku Isa Sakja fitoi bashkine ne zgjedhjet e pjeseshme pas largimit te Elvis Roshit nga ligji i dekriminalizimit. Salianji eshte zgjedhur 2 here deputet sepse ishte vendosur ne pjesen fituese te listes nga Lulzim Basha.









