Policia greke ka shkatërruar një organizatë kriminale shqiptaro-greke që financonte, kultivonte dhe trafikonte kanabis në Greqi.
Sipas mediave greke, policia ka arritur që të lokalizojë plantacionet me kanabis në një zonë të thellë në Ilisë dhe të konfiskojë pothujse një ton hashash, vlera e të cilit i kalon 4 milionë euro.
Një 30 vjeçar ka rënë në pranga të policisë dhe ka pranuar se ai ishte financuesi dhe kultivues i kanabisit, e përveç kësaj gjente edhe fuqinë punëtore të nevojshme për kultivimin dhe vjeljen e kanabisit.
Nga hetimet e autoriteteve janë sekuestruar 670 bimë kanabis, kanabis me peshë 941 kg e 322 gramë, dy makina, 21 aparate celulare dhe para të gatshme.