Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËEdvar Kodheli shpall kandidaturën në Primare për kreun e bashkisë Fier nga...

Edvar Kodheli shpall kandidaturën në Primare për kreun e bashkisë Fier nga PD

Fieraku Edvar Kodheli ka postuar në llogarinë e tij në rrjetin social facebook se ka shpallur kandidaturën për në Primare për kreun e Bashkisë Fier. Ky është emri i parë që po del në “tregun politik” fierak nga ana e opozitës, pasi deri në 24 orët e fundit janë lakuar emra vetëm nga ana e PD pasi PL ka pohuar se do të luftoj fortë për të marrë sa më shumë emra për Këshillin Bashkiak.

Deri në 24 orë të fundit janë lakuar disa emrapor që nuk ka konkretizime si ky i sotmi që ka bër publik në postimin e tij Edvar Kodheli

Ja dhe postimi i tij në rrjetin social facebook

Miqtë e mi !
E dua vendin tim , Shqipërinë tonë.
E ndiej që sot mund të shërbej mjaftueshëm duke dhënë kontributin tim edhe në politikë.
Të bëhemi bashkë që shpresa mos të na shuhet , por të rikthehemi fuqishëm për një Shqipëri për të rinjtë dhe me të rinjtë.
Sot marr përgjegjësinë e një kandidati në PRIMARE të PD për Kryetar të Bashkisë Fier , për një të ardhme më të mirë, më me vlera , e bazuar kjo tek aftësitë, ndershmëria dhe dashuria për atdheun.
I jam falënderues dhe mirënjohës cilitdo për atë çka jam sot por edhe për mbështetjen tuaj në këtë garë për PRIMARE -t në PD.
Miqësisht Evdar EDI Kodheli.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME