Selaniku ‘pushtohet’ nga flamujt kuqezi dhe të UÇK-së/ Mediat: Shqiptarët parkuan makinat dhe kërcenin

28–29 Nëntori, ditët më të shtrenjta për shqiptarët kudo ndodhen, janë festuar me entuziazëm edhe këtë vit në Greqi. Mbrëmjen e djeshme, qytetet greke u gjallëruan nga festimet e komunitetit shqiptar, që doli në rrugë me flamuj, këngë patriotike dhe valle tradicionale.
bishat e selanikut 🇦🇱🇦🇱🇦🇱
Një ndër skenat më të komentuara ka ardhur nga Selaniku. Mediat greke raportuan se dhjetëra shqiptarë janë mbledhur para simbolit të qytetit, Kullës së Bardhë, ku kanë krijuar një atmosferë festive me makinat e tyre të zbukuruara me flamuj të Shqipërisë dhe të UÇK-së.
“Ata kanë parkuar makinat para Kullës së Bardhë dhe kanë festuar duke kërcyer me flamuj”, shkruajnë portalet greke, duke theksuar se këto ditë përbëjnë një moment të rëndësishëm për shqiptarët, të cilët çdo vit i nderojnë me krenari.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë atmosferën elektrizuese në Selanik, ku të rinj e të rritur shihen duke festuar me muzikë dhe simbole kombëtare, duke e kthyer mbrëmjen në një spektakël të vërtetë









