Saturday, December 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDET“Sëmundja X”/ Ja virusi i ri që do të godasë botën

“Sëmundja X”/ Ja virusi i ri që do të godasë botën

“Britania mund të goditet nga një sëmundje e re vrasëse. Çdo ditë ka shenja të një shpërthimi “të madh në horizont”. Janë fjalët e ekspertit britanik, Prof. Mark Woolhouse, një profesor i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive në Universitetin e Edinburgut.

Ai thotë se beson se “Sëmundja X” është pranë. Kërcënimi i viruseve të panjohura që mund të transmetohen te njerëzit dhe potencialisht të shkaktojnë epidemi të përhapura njihen si “Sëmundja X” nga OBSH.

“The Sun” shkruan se vitin e kaluar OBSH paralajmëroi se pandemia e ardhshme mund të jetë në shkallën e “Vdekjes së Zezë” e cila vrau rreth 75 milionë njerëz.

Kjo vjen pasi Poliomeliti është gjetur në analizat e ujërave të zeza në Londër dhe pas zbulimit të disa dëshmive të transmetimit në një numër të vogël njerëzish.

Ekspertët e Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) besojnë se një udhëtar me gjasë nga Pakistani, Afganistani ose Nigeria ka sjellë virusin në Britaninë e Madhe.

Sipas të njëjtave burime, virusi duket se tani është përhapur tek të tjerë persona pas pësimit të një mutacioni. Kjo pasi virusi është gjetur në mënyrë të përsëritur në analizimet e ujërave të zeza që nga muaji maj.

Britania e Madhe ka regjistruar këtë vit gjithashtu raste të gripit të shpendëve, etheve Lassa, etheve hemorragjike Krime-Kongo dhe lisë së majmunëve. Prof. Woolhouse beson se këto infeksione janë një shenjë e asaj që do të vijë.

Ai tha për The Telegraph: “Ka një emër për atë që po shohim për momentin në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjetkë. Quhet “chatter”. Është një term që përdorin njësitë antiterroriste për të përshkruar ngjarjet e vogla që mund të nënkuptojnë diçka më të madhe në horizont… sëmundjet infektive funksionojnë në të njëjtën mënyrë.”

Shkencëtarët besojnë se pandemia e ardhshme ka të ngjarë të shkaktohet nga sëmundjet “zoonotike” kur infeksionet kalojnë nga kafshët te njerëzit. Nga 1.67 milionë viruse të panjohura në planet janë deri në 827 mijë prej tyre mund të kenë aftësinë të infektojnë njerëzit nga kafshët.

Azia Juglindore, Afrika Jugore dhe Qendrore, zonat përreth Amazonës dhe Australia lindore u identifikuan të gjitha si zonat me rrezikun më të lartë për sëmundje të reja në një studim të botuar në Nature Communications.

Dhe ndërsa popullata shtohet dhe lëviz më tej në habitatet e kafshëve, rreziku i transmetimit të sëmundjeve te njerëzit rritet.

Skenari i makthit është se një nga këto sëmundje të reja, ose dhe një lloj i një sëmundjeje më të vjetër mund të shfaqet në një formë më shumë infektuese dhe shumë vdekjeprurëse duke e lejuar atë të përhapet shpejt dhe të vrasë miliona para se bota të marrë masa.

“Fillimi i shekullit të 21-të ka qenë një stuhi e përsosur për sëmundjet infektive në zhvillim dhe gjithçka po tregon mundësinë e një shpërthimi gjithnjë e më të rrezikshëm. Të gjithë nxitësit e shpërthimeve në fakt po përkeqësohen me kalimin e kohës” – tha Prof. Woolhouse.

Aktualisht britanikëve po u kërkohet të kontrollojnë të dhënat e tyre të vaksinave për të parë se ata janë imunizuar kundër Poliomelitit. Ky është pjesë e programit rutinë të vaksinimit të fëmijërisë. Kjo vaksinë jepet me një dozë kur një fëmijë është 8, 12 dhe 16 javësh. Dy injeksione të tjera bëhen në moshën 3 vjeç e 4 muajsh dhe në moshën 14 vjeç

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME