Serie A, Juventus ndal Romën dhe ndez luftën për zonën Champions

Në ndeshjen e javës së 31-të të Serie A, Roma dhe Juventus barazojnë 1-1 në Olimpiko. Pas goditjeve në shtyllë nga Nico Gonzalez dhe El Shaaraëy, në fund të pjesës së parë, Juve shënon me Locatelli (40′). Në fillim të pjesës së dytë, Roma reagon menjëherë me Shomurodov (49′). Ky barazim lejon të dyja ekipet të qëndrojnë në garë për Ligën e Kampionëve. Ekipi i Tudor arrin të barazojë përkohësisht Bologna-n në vendin e katërt. Roma renditet në vendin e shtatë pas kalimit nga Lazio.
Ndeshja
Ranieri konfirmon në mbrojtje Hummels, Mancini dhe Ndicka. El Shaaraëy në fushë për të mbështetur Soulé në sulm me Dovbyk. Tudor i beson sërish Vlahovic dhe preferon Ëeah ndaj Conceiçao. Kolo Muani dhe Koopmeiners qëndrojnë në pankinë. Tentativa e parë e ndeshjes vjen nga Ëeah, por Svilar e dërgon topin në goditje këndi. Juventus është agresiv dhe mban kontrollin e lojës në minutat e para. Lojtarët e Ranierit reagojnë duke ngritur më lart mbrojtjen.
Cristante në minutën e 25-të futet në zonë pas një krosimi të Dovbyk, por bllokohet nga Kalulu. Mbrojtja e Juventus-it reagon me një bllokim ndaj një tentative të Angelino-s.
Përpjekje që ndez Juventus-in, i cili në minutën e 27-të është afër golit me Nico Gonzalez. Por goditja me kokë e argjentinasit godet traversën pas ndërhyrjes së Svilar. Në minutën e 33-të, Vlahovic ka një mundësi të shkëlqyer për të shënuar nga një goditje dënimi. Por sërish portieri i Romës është në vendin e duhur dhe e ndalon pa asnjë problem. El Shaaraëy godet me kokë pas një asistimi të Soulé. Por është përsëri shtylla që shpëton Di Gregorio-n.
Në minutën e 40-të, Juventus kalon në avantazh me Locatelli, i cili me të djathtën mposht Svilar. Roma mundohet të reagojë dhe në minutat shtesë kërkon një penallti për një ndërhyrje të Kelly-t ndaj El Shaaraëy. Por gjyqtari Colombo e dërgon ndeshjen në pushim me Juven në avantazh.
Në pushim, Ranieri lë Hummels-in në dhomat e zhveshjes dhe dërgon në fushë Shomurodov. Ky i fundit reagon menjëherë dhe në minutën e 49-të gjen barazimin 1-1. Verdhekuqtë fitojnë besim dhe në minutën e 60-të kanë mundësinë për të kaluar në avantazh. Por Dovbyk nuk arrin ta shfrytëzojë mundësinë. Përgjigjja e Juventus-it vjen nga Yildiz në minutën e 72-të, me një goditje të djathtë që devijohet.
Në fund të ndeshjes, me Baldanzi-n në fushë në vend të Dovbyk, Roma mundohet të shënojë. Por nuk arrin të bëjë dëm ndaj Juventus-it, i cili nga ana e tij nuk arrin të jetë i rrezikshëm. Ky barazim mban të dyja skuadrat në garë për zonën Champions, një rezultat që bën të lumtur Bologna-n.