Nga Asllan Dogjani – Më informuan se, Rama më paska etiketuar si “Davidi i vogël që po lufton me goliathët e planetit”, apo se ngatërroj play station me luftën!!!!
Gjithkush e di se, unë i kam marrë armët kundër krimit dhe jam plagosur dy herë me armë zjarri duke rrezikuar jetën gjatë ushtrimit të detyrave në Policinë e Shtetit.
Unë e di çfarë është lufta dhe çfarë pasojash sjell, ne në mes të Europës nuk duam luftë. Por dua ti rikujtoj Ramës se, 57 të rinj kuksianë, hasianë e tropojanë kanë dhënë jetën e tyre për çlirimin e Kosovës.
272 te tjerë janë dëmtuar nga minat, nga të cilët 34 me pasojë vdekjen, 84 prej tyre kanë pësuar gjymtime duke humbur gjymtyrë të trupit
Pavarësisht se situata në Veri te Kosovës është e tensionuar dhe nuk është koha për të kapur armët, Ne shqiptarët duhet të jemi në krah të vëllezërve tanë në Kosovë.
Zoti Kryeministër, duhet të loboni për Kombin shqiptar dhe jo për kombin serb.
Sot është koha për paqe, sot është koha për dialog, është koha për marrëveshje dhe negociata me partnerët tanë më të rëndësishëm SHBA dhe BE dhe jam i bindur që shqiptarët në Kosovë do ta gjejnë rrugën e bashkëpunimit dhe të paqes
Ne ju jemi shume mirënjohës SHBA dhe BE
Servilizmi nuk të ndihmon…