Në Durrës dhe Lezhë duket se ka nisur sezoni turistik. Kryebashkiakët janë vënë në lëvizje duke paralajmëruar subjektet që operojnë në bregdet që të mirëmbajnë ambientin dhe të ndërhyjnë në kohë për pastrimin e zonës që administrojnë. Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, u shpreh se nëse nuk e mirëmbajnë ambientin nuk do t`’u rinovojë kontratat e stacioneve te plazhit.
Nga ana tjetër edhe Kryetarja e Bashkisë Emirjana Sako tha se bashkia këtë sezon do të tregojë kujdes për higjienën e plazheve. Ndaj ndotësve ajo tha se do te merren masa të ashpra. Sakaq shtoi se 30% e plazheve do të jenë publike.