Spotify nderoi së fundmi Shakiran – e cila është artistja latine nr. 1 më e transmetuar në historinë e Spotify – me ditën e saj të veçantë dhe e shpalli atë si Ambasadoren Globale EQUAL për muajin shtator.
Dita e Shakira u shfaq pasi fushata #ShakiraDeservesADay, e krijuar nga baza e saj e fansave kolumbiane, u bë virale në mediat sociale. Ndërkohë, e premtja shënoi edhe 25 vjetorin e albumit të saj të dashur Dónde Están Los Ladrones.
“Roli që kanë luajtur fansat e mi në karrierën time është i pamundur të përcaktohet. Ata kanë ditur të më kuptojnë më mirë se kushdo dhe më kanë çuar këtu ku jam sot me mbështetjen e tyre të palëkundur,” tha Shakira gjatë një interviste me Spotify’s For the Record.
Ajo shtoi, “Mënyra se si Kolumbia ka shërbyer si frymëzim për karrierën time si artiste është e pamatshme. Kolumbia është një burim i pafund frymëzimi: për ngjyrat, kulturën, tingujt, tregimet, folklorin dhe ushqimin. Është një kulturë kaq e pasur dhe unë jam shumë mirënjohëse që jam rritur aty dhe që është muza ime e përjetshme”.
Në fillim të këtij muaji, artistja mori githashtu çmimin ” Video Vanguard “të MTV VMA, i cili njeh arritjen e jetës së një artisti.
Bashkëpunëtori i “Hips Don’t Lie” Wyclef Jean i dhuroi asaj trofeun Moon Person, duke e quajtur atë një “gjeni muzikor” ndërsa turma brohoriste emrin e saj. “Faleminderit MTV. Faleminderit që keni qenë një pjesë kaq e madhe e karrierës sime që kur isha vetëm 18 vjeç”, filloi fjalimin e saj.
Këngëtarja e “She Wolf” vazhdoi duke falenderuar persoant që “luajtën një rol kyç në historinë time”, si dhe labelin,prindërit dhe 2 fëmijët: Milan dhe Sasha