Drejtuesja e emisionit “Top Story”, Grida Duma ka dhënë opinionin e saj për ngjarjen e ndodhur mes princ Lekës dhe Elia Zaharia, të një sherri me dhunë fizike që ka ”pushtuar” vendin, por edhe mediat ndërkombëtare.
”Një gjë mund ta shpjegojë disi arsyen se përse familjet mbretërore janë në këtë fokus sepse gjithçka që ata kanë lapidar dhe kanë të paprekshme është sjellja e tyre, protokolli me të cilin sillen në shoqëri, veshja e tyre, imazhi i tyre, lëvizjet e tyre, gjestikulacionet, sjellja verbale, drejtimi tek njëri tjetri, distancat fizike që janë protokolle shumë specifike sa i përket familjeve mbretërore që trashëgojnë një lloj elitizmi dhe një lloj aristokracie e cila duket si një përrallë në ditët e sotme.
Kam bindjen që shumë shqiptarë kur kanë parë dasmën e Elias dhe Lekës kanë ëndërruar disi të kenë këtë lloj aristokracie, në Shqipërinë tonë që elita të tilla ka pasur pak dhe janë gjysmë të certifikuara si të tilla dhe ngjarja e djeshme që ka marrë të gjithë vëmendjen e mediave sigurisht që ka të bëjë me atë që jo se kjo nuk ndodh në popullatë, apo kjo nuk ndodh në qytetarë të zakonshëm ose në sherre apo çështje të tilla janë të panjohura, por goditja e madhe është kur ndodh në nivel të tillë në familje të tilla, në një dimension në të cilin bie ëndrra, bie idealja, bie utopikja që në fakt është i vetmi lapidar që mbajnë ish monarkitë, apo familjet mbretërore”, tha Duma.