KRYESOREPOLITIKË

‘Sherri’/ PS kërkoi përjashtimin e Nokës dhe Bardhit

Deputetë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste bën kërkesë dje në Kuvend për përjashtimin e Flamur Nokës dhe Gazment Bardhit.

Dy deputetët e opozitës u përfshinë dje në një debat të ashpër tek Komisioni i Medias në Kuvend me kryetaren e këtij komisioni Flutura Açka. Ata nuk lejuan zhvillimin e punimeve të këtij Komisioni dhe në një moment deputeti Noka i shkuli mikrofonin deputetes Açka.

Ndërsa Gazment Bardhi e akuzoi Açkën si një fasadë të qeverisë dhe kryeministrit Rama. Kërkesa e depozituar nga deputetët socialistë pritet të shqyrtohet ditën e sotme nga Sekretariati i Etikës në Kuvendin e Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button