Saturday, May 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETUjësjellëësi i ri në Suk1 të Rrosovecit dërgon "çorbë" dhe jo ujë...

Ujësjellëësi i ri në Suk1 të Rrosovecit dërgon “çorbë” dhe jo ujë në rubinetat e banesave

Rroskovec – Ujësjellësi i ri i fshatit Suk1 të bashkisë Rroskovec 6 muaj nga inagurimi dhe uji është i pa përdorshëm. Banorët: Uji nuk përdoret as për të larë e jo më për të gatuar e për të pirë. Bashkia: Është pus i ri, u pastruan pusi, depua dhe linjat.

Pak muaj pasi nisi nga puna ujësjellësi i ri i fshatit Suk1 i bashkisë Rroskovecit dërgon në ba rat e tyre uj të trubullt, me mbeturina, me rërë, plus disa herë mban edhe aromë të keqe. Sikur të mos mjaftonte kjo, banorët pohojnë ae uji nuk përdoret as për të larë e jo më për të gatuar e për të pirë.

Jemi taksapagues të rregullt, thonë banorët, faturat na vijnë shumë të larta por investime nga bashkia në shumë lagje nuk janë kryer dhe kanalizimet e ujrave të zeza janë në sipërfaqe dhe burime infeksioni eshtë.

Banorët thonë se më mirë ka pasur linjat e ujesjellësit të vjetër sepse ky i riu nuk shërben për asgje. Një pjesë nuk i kanë nënshkruar kontratat me ujesjellësin. Pusi nxjerr llum e jo ujë. Pompën e ujit e hoqën e thone do sjellin të re me te fuqishme. Shkurt ujë per te pirë e gatuar e blejmë nga botet që vijnë në algje dhe për të larë nga puset që kemi në banesa. Na u shkatërruan edhe paisjet elektroshtepiake, thone ata.

Vidio e servirur nga banorët në redaksinë e ALB365
Vidio e servirur nga banorët në redaksinë e ALB365

Nga ana e saj bashkia Rroskovec jashtë kamerës ka pohuar se ujësjellësi i ri ka pas probleme në fillim sepse pus i ri, depo e linja të reja por të gjitha kto janë duke u pastruar dhe çdo gje do funksionoje normalisht.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME