Monday, July 1, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREShkëlqeu në Euro2024, Strakoshën e kërkon ekipi italian

Shkëlqeu në Euro2024, Strakoshën e kërkon ekipi italian

Thomas Strakosha ishte një nga shumë gjërat pozitive që dhuroi Shqipëria në “Euro2024”. Gardiani kuqezi ishte një pikëpyetje e madhe, kjo pasi vinte në këtë Evropian me shumë pak minuta, por brenda kuadratit, në të tre ndeshjet, Strakosha dhuroi paraqitje pozitive pavarësisht se pësoi 5 gola.

Forma e tij shumë e mirë ka bërë që emri i Strakoshas të qarkullojë edhe një herë në Serie A. Sipas mediave italiane, Fiorentina ka shfaqur interes për portierin kuqezi. Çuditërisht problem për një transferim të mundshëm te Fiorentina është agjenti i tij pasi është njëkohësisht edhe agjenti i Terracciano-s, portierit aktual të Fiores.

Është thuajse e sigurt që Strakosha do të largohet nga Brentford, ndërsa Serie A mbetet një opsion i preferuar, një kampionat që Strakosha e njeh shumë mirë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME