Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAShkonë të pastrojë makinerinë e mishit, gjen vdekje tragjike 50 vjeçaria shqiptare

Shkonë të pastrojë makinerinë e mishit, gjen vdekje tragjike 50 vjeçaria shqiptare

Greqi – Tmerr në një dyqan mishi në Mesolongji: Një grua shqiptare shkoi për të pastruar makinerinë e mishit dhe humbi jetën

Tragjedia ndodhi para syve të vajzës së saj – Thuhet se punëtores makineria i kapi flokët

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në një dyqan mishi në Mesolongji ku viktimë ka ngelur një grua shqiptare.

Sipas informacioneve të para shqiptarja e moshës rreth 50 vjeç
ka shkuar në dyqan për të pastruar një makineri që pret mishin dhe llogaritet se i janë kapur flokët, duke i shkaktuar vdekjen.
Mësohet se tragjedia ka ndodhur përballë vajzës së viktimës, e cila ka nisur të bërtasë. Nënë e bijë duket se punonin së bashku duke pastruar dyqane.

Policia , EMS dhe Zjarrfikësja shkuan në vendngjarje për të ndihmuar në nxjerrjen e gruas fatkeqe nga makineria.

Viktima kishte dy vite që jetonte në Mesolongji me dy fëmijët e saj, vajzën dhe djalin 10-vjeçar. Kishte shkuar këtu nga Shqipëria pas divorcit me bashkëshortin.
“Ishte një grua shumë e mirë, punonte nga mëngjesi në darkë së bashku me të bijën duke pastruar dyqanet, për të nxjerrë bukën e gojës”, tregon për protothema.gr një person që e njihte dhe jetonin në të njëjtën lagje.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME