Një banesë një katëshe në zonën e kampingu të Jalës është përfshirë nga flakët. OSHE ka ndërprerë energjinë elektrike në të gjithë zonën si masë sigurie për të gjitha banesat përreth. Në vend aktualisht ndodhen dy mjete të MZSH dhe 6 efektivë të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve dhe normalizimin e situatës.
Ende nuk dihen motivet apo pronësia e banesës. Pritet që policia të dalë me një deklaratë për ngjarjen.