Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShoferi përplas makinën, bashkë me gruan përfundojnë në spital

Shoferi përplas makinën, bashkë me gruan përfundojnë në spital

Lushnje – Aksident në Baypass-in e autostradës në Lushnje.

Cifti i të moshuarve Arqile dhe Olimbi Gjini duke udhëtuar me mjetin e tyre tip ford fiesta kanë humbur kontrollin e janë përplasur me bordurën ndarëse te autostradës.

Në drejtim të mjetit ka qenë Arqile Gjini 81 vjeç.

Goditja ka qenë e fortë dhe për pasojë kanë pesuar dëmtime dhe janë plagosur rënde Arqile e Olimbi Gjini.

Me dy ambulanca janë transportuar me urgjencë për në spitalin e Lushnjes dhe janë nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në  vendngjarje dhe po punon për disiplinimin e trafikut për mos bllokimin e kahut të lëvizjes drejt Fierit./ syri

Lushnjë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:00, në Bypass Lushnjë, shtetasi A. Gj., 81 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, shtetasja O. Gj., 80 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME