Këngëtari Shpat Kasapi ka qenë i ftuar këtë të mërkurë në programin “Wake Up”. Artisti nga Maqedonia ka shpalosur shumë të pathëna nga jeta e tij private dhe karriera profesionale. Ai po ashtu ka folur për jetesën e re në Tiranë, për të cilën para disa muajve la edhe vendin ku është rritur.
Një pyetje rreth Big Brother VIP nuk ka munguar nga ana e moderatorëve. “Përse nuk bëhesh pjesë e BBVA?”, ka qenë pyetja që iu drejtua. I njëjti u shpreh se po të njëjtën pyetje merr dhe nga persona të tjerë, sidomos në palestër
“Po pse jo ma kanë thënë shumë njerëz! Sidomos aty në palestër dhe unë i them ‘unë kërkoj mendimin tënd pse e thua të futem’. E më thonë ke ‘20 vite karrierë, s’ke çfarë humb’, edhe unë i them epo më voto. Do me më pa aty? Më voto”, tha ndër tjerash Kasapi.