Një shpërthim i fuqishëm tritoli është raportuar pak çaste më parë në qytetin e Durrësit.
Shpërthimi mësohet se ka ndodhur në banesën e Ilir Koçiljan, i cili akuzohet për vrasjen e Halil Kokës.
46-vjeçari Halil Koka u vra me thikë në zemër nga fqinji i tij Ilir Koçilja mesditen e së mërkurës, 14 shkurt 2024 në lagje numër 4 të qytetit të Durrësit.
Ngjarja ndodhi pranë shkollës ‘Jusuf Puka’, ku pas një konflikti të çastit me 35-vjeçarin, Ilir Koçilja, ky i fundit ka nxjerrë thikën dhe ka goditur Kokën në pjesën e zemrës.
Halil Koka ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa policia vuri në pranga autorin disa orë më vonë.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 26.02.2024, rreth orës 19:55, në lagjen nr.4, Durrës, në pjesën e jashtme të dritares së banesës së shtetasit I. K., në të cilën nuk banon njeri, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e ngjarjes identifikim dhe kapjen e autorit/ve.