Një lokal në pronësi të një shqiptari është bërë objekt i një sulmi me lëndë plasëse në lagjen Nea Jonia të Athinës, në orët e para të mëngjesit.
Sipas policisë greke, shpërthimi është regjistruar rreth orës 04:00, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në biznes. Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.
Dëshmitarët okularë kanë raportuar se dy persona dyshohet të jenë përfshirë në sulm dhe se janë larguar me një motoçikletë. Motivi i ngjarjes mbetet ende i paqartë, ndërsa një nga pistat e dyshuara është ajo e gjobëvënies. Autoritetet greke po hetojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të shpërthimit.












