AKTUALITET

Shpërthime me gaz lotsjellës dhe presion me ujë ndaj protestuesve të PD

Sapo ka nisur protesta e Partisë Demokratike me gaz lotsjellës dhe vërshime uji nga mjetet e policisë. Në protestë nuk ka pasur fjalime, por sapo kreu i PD, Sali Berisha ka mbërritur përballë kryeministrisë, janë hedhur fishekzjarre nga protestuesit dhe policia i është kundërpërgjigjur menjëherë me gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Kapsulat e gazit lotsjellës janë hedhur edhe nga tarraca e kryeministrisë, ndërsa forcat speciale kanë ndërhyrë nga ana e kryesisë së Kuvendit, duke kryer arrestime mes protestuesve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button