Tuesday, October 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINËShprehja që nuk duhet ti thuhet kurr fëmijës

Shprehja që nuk duhet ti thuhet kurr fëmijës

Nga Lira Gjika

“Mbylle gojën!” Kjo shprehje edhe kur thuhet me të qeshur është kërcënim. Për fat të keq kjo shprehje është pjesë e fjalorit tonë të përditshëm dhe e përdorim kudo.


Dëgjohet në shtëpi, në rrugë dhe për fat të keq e dëgjojmë të përdoret edhe në institucionet e edukimit, si kopshte e shkolla. Mbase ka ardhur koha që duhet të hartohet një listë me fjalë dhe shprehje që nuk duhen përdorur.

Këtë listë duhet ta pregatisë një ekip miks specialistësh, duke filluar nga gjuhëtarët e psikologët e deri te pensionistët. Ne duhet të zgjedhim fjalët për të rregulluar etikën e komunikimit me veten, tjetrin dhe sidomos me fëmijët. Duhet të ndalohet me ligj shprehja “mbylle gojën” në institucionet shkollore e parashkollore, që për fat të keq, kjo shprehje, është ulur këmbëkryq dhe më e keqja, nuk na bën përshtypje. Duhet ta bëjmë këtë veprim ashtu siç është bërë me fjalën “pusho” që nuk lejohet të përdoret në institucionet shkollore e parashkollore.

Ka ardhur koha, madje jemi vonë, për të përmirësuar fjalorin, sepse janë fjalët ato, që krijojnë mendimin. Kur përdorim një fjalor të tillë, apo më saktë fjalor bazik, është e pamundur të realizojmë dëshirat dhe qëllimet tona.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME