Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTShqipëri 3 - 0 Çeki/ Fitoria mban vulën e Seferit

Shqipëri 3 – 0 Çeki/ Fitoria mban vulën e Seferit

Spektakël në Air Albania, Taulant Seferi shënon përsëri dhe vulos fitoren e kuqezinjve

Nga një rrëmujë në zonën kundërshtare përfiton anësori i sulmit, Taulant Seferi, i cili pas një pasimi të Dakut dërgon sërish topin në rrjetën e portierit Pavlenka, me një prekje të lehtë të topit. Rezultati shkon në 3 me 0.

90+2′ Mirlind Daku driblon mirë brenda zonës, goditja e tij e fuqishme shkon mbi portë.

+7 minuta lojë shtesë.

85′ Zëvendësim te Shqipëria; largohet Seferi, hyn Gjasula.

82′ Anulohet nga VAR-i goli i Arbnor Mujës për shkak të pozitës jashtë loje.

73′ GOOOOOOL! SHËNON SËRISH TAULANT SEFERI, SHQIPËRIA PO UDHËHEQ 3:0.

66′ Dy zëvendësime te Shqipëria; largohen Cikalleshi dhe Bajrami (i lënduar), inkuadrohen Daku dhe Muçi.

63′ Dy zëvendësime te Çekia; largohen Kuchta dhe Cerny, inkuadrohen Cvancara dhe Hlozek.

62′ Provod ndëshkohet me karton të verdhë.

59′ Bajrami ndëshkohet me karton të verdhë.

54′ Zëvendësim te Shqipëria; largohet Asani, hyn Muja.

51′ GOOOOOOOL, TAULANT SEFERI DYFISHON EPËRSINË E SHQIPËRISË 2:0.

46′ Taulant Seferi rrezikon menjëherë portën kundërshtare.

Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë, Shqipëria në epërsi 1:0

45+2′ Shqipëria shpërdoron një rast kundërsulmi, Ramadani gabon në pasimin final.

+4 minuta lojë shtesë.

43′ Cerny provon me një goditje prej brenda zonës, por pret Berisha.

40′ Coufal ndëshkohet me karton të verdhë.

40′ Chytil shënon gol me dorë. Goli anulohet, lojtari ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe përjashtohet.

26′ Chytil ndëshkohet me karton të verdhë.

18′ Cikalleshi i afrohet golit. Goditja e tij pritet nga Pavlenka.

12′ Berisha ia mohon golin Cernyt.

9′ GOOOOOOOOL: JASIR ASANI KALON SHQIPËRINË NË EPËRSI 1:0.

6′ Provon edhe Chytil, por pret sërish Berisha.

1′ Kuchta del në një rast shënimi, por pret Berisha.

Fillon ndeshja në “Air Albania”.

Koha për intonimin e himneve.

Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë sonte një prej ndeshjeve më të rëndësishme, ndaj Republikës Çeke, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, me fillim prej orës 20:45, shkruan Gazeta Express.

Shqipëria prin në Grupin E me 10 pikë, dy më shumë se Çekia që renditet e dyta, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Gjithsesi, një fitore e “Kuqezinjve” do t’i afronte ata edhe më shumë drejt kualifikimit në “Euro 2024”.

Gazeta Express do t’ju mbajë të informuar për çdo rreth kësaj ndeshjeje.

Vlera e ekipeve kombëtare:

Vlera në treg është më e madhe tek ekipi i Republikës Çeke.

Ata vlerësohen me 125.65 milionë euro, kurse ajo e Shqipërisë është 107.7 milionë.

Renditja në grup:

Formacionet zyrtare:

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME