Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShqiptari me BMW tmerroi Vatikanin, policët hapin zjarr (vidio)

Shqiptari me BMW tmerroi Vatikanin, policët hapin zjarr (vidio)

Mediat italiane kanë publikuar pamjet e arrestimit të një 39-vjeçari shqiptar nga policia e Romës. Ai u përpoq të arratisej duke mos i ndaluar një postblloku me mjetin tip BMW në sheshin kryesor të Vatikanit.

Shqiptari, i quajtur Erjol Nako detyroi policinë që për të parën herë në shumë vite të qëllojë me armë në drejtim të BMW me synim neutralizimin e autorit të ngjarjes.

Karabinierët i kanë bërë me shenjë drejtuesit që të ndalojë automjetin, por 39-vjeçari nuk iu bind urdhrit dhe është larguar duke përplasur edhe dy oficerë.

Në tentativë për tu larguar Nako ka hedhur nga dritarja e mjetit një orë dhe një portofol, me idenë se do të çorientonte efektivët, por karabinierët e kanë ndjekur sërish duke e neutralizuar në fund me një teaser elektrik.

Momentet e frikshme dhe kaosi i shkaktuar në zonën e Panteonit në Romë janë filmuar nga qytetarët.

Pas arrestimit, Erjol Nako dhe dy efektivët që mbetën të plagosur gjatë aktit të tij të çmendurisë u dërguan për ndihmë mjekësore në spital.

Mbeten të paqarta arsyet përse 39-vjeçari iu shmang postbllokut duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME