SPORTTOP-NEWS

Shuhet ëndrra për Botëror/ Turqia fiton me një gol ndaj Kosovës

Ëndrra historike e Kombëtarja e Kosovës për një kualifikim në Kupa e Botës 2026 u ndal në momentin më vendimtar. “Dardanët” u mposhtën 0-1 nga Kombëtarja e Turqisë në finalen e zhvilluar në Stadiumi Fadil Vokrri.

Pjesa e parë u karakterizua nga një lojë e kujdesshme nga të dyja skuadrat, por rasti më i pastër ishte për vendasit. Në minutën e 29-të, Fisnik Asllani provoi me një goditje të fuqishme nga distanca, por portieri Uğurcan Çakır devijoi topin, që më pas u përplas në traversë.

Fraksioni i dytë nisi me gol për Turqinë. Pas një aksioni të ndërtuar nga Kenan Yıldız, tentativa e Orkun Kökçü u shfrytëzua në maksimum nga Kerem Aktürkoğlu, i cili dërgoi topin në rrjetë. Pretendimet e Kosovës për pozicion jashtë loje nuk u morën parasysh nga arbitri.

Në vazhdim, Kosova kërkoi me ngulm golin e barazimit, por pa sukses. Në fund, Turqia feston rikthimin në Botëror pas vitit 2002, ndërsa Kosova largohet me kokën lart pas një rrugëtimi për t’u vlerësuar në këto kualifikuese.

KOSOVE-TURQI 0-1

GOOL 53’ Turqia kalon në avantazh me Akturkoglu pas një aksioni mjaft të mirë të Yildiz, që u finalizua nga sulmuesi. Asnjë shans reagimi për Muric

VIDEO E GOLIT

29′ Asllani provon me një gjuajtje spektakolare nga distanca, por portieri Çakir arrin ta ndalë dhe më pas topi përplset dhe në traversë. Në kthimin e topit Muriqi nuk arrin ta godasë saktë

24’ Mundësi e mirë për Kosovën me Fisnik Asllanin, por pasimi i tij ndalet nga portieri duke i paraprirë Muriqit.

16′ Vojvoda hedh një krosim drejt zonës, por topi ndalet nga portieri Çakir.

10’ Rast i rrezikshëm për Yildiz që i afrohet golin pas një gabimi të Hajrizit në qendër të mbrojtjes, për fatin e mirë topi u devijua dhe shkoi jashtë

1′ Starton ndeshja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button