Qendra e Komandës Amerikane në Europë (EUCOM) ka reaguar me përgjegjshmëri pas urimit skandaloz të Ambasadës Amerikane në Tiranë për 29 nëntorin, ‘Ditën e Çlirimit’ dhe ardhjen e komunistëve në pushtet, duke i treguar ambasadores Yuri Kim se Shqipëria u çlirua dy herë, në 1944 nga boshti nazifashist dhe në 1991 nga diktatura komuniste.
Në postimin e tyre në Facebook, duke rishpërndarë postimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë, EUCOM thekson se ‘në Ditën e Çlirimit të Shqipërisë, ne reflektojmë se si u çlirua vendi në 1944 nga tirania e Boshtit nazfashist si dhe kur populli i Shqipërisë hodhi poshtë diktaturën komuniste duke sjellë demokracinë në vitin 1991’./ A. Zeneli/
Postimi i plotë i U.S. European Command (EUCOM)
Në Ditën e Çlirimit të Shqipërisë, ne reflektojmë se si u çlirua vendi në 1944 nga tirania e Boshtit nazfashist si dhe kur populli i Shqipërisë hodhi poshtë diktaturën komuniste duke sjellë demokracinë në vitin 1991. Sot, vendi qëndron me krenari përkrah aleatëve të NATO-s dhe partnerëve evropianë.