Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSi u shkarkua nga KPK gjyqtari i Shkodrës nuk justifikonte 300 mijë...

Si u shkarkua nga KPK gjyqtari i Shkodrës nuk justifikonte 300 mijë lekë të fituara nga babai duke shitur mollë dhe qepë

Ky që shihni në fotografi është babai i gjyqtarit të Shkodrës, Andri Ymeri, i shkarkuar dje nga detyra se pse i zhvillonte gjyqet shpejt dhe se pse kishte një nivel profesional dukshëm më të lartë se sa trupa gjykuese që po e gjykonte. Gjatë kërkimit të gjilpërës në kashtë, trupa gjykuese konkludoi se Andri Ymeri nuk justifikonte 3 milionë lekë të vjetra të fituara nga babai duke shitur mollë dhe qepë në rrugët e Shkodrës, pasi nuk kishte dokumente të pagesës së taksave.

Ymerit i kaloi barra e provës se pse i kishte gjykuar çështjet e njohjes së pensionit të pleqërisë në një kohë rekord prej 5 ditësh, kur mund t?i zvarriste gjyqet siç ndodh zakonisht, ku për fituar të drejtën e pensionit, për shkak të djegies së arkivave në ?97, gjyqi zgjat deri në 1 vit në shkallën e parë. (Dihet që në komunizëm të gjithë kanë punuar).

Njëra anëtare e Vetingut (Genta Bungo) që ka gjykuar dhe kaluar shokët e saj të klasës në Veting, i kërkoi llogari gjyqtarit se pse kishte udhëtuar me një avokat që i kishte përfaqësuar palë në proceset që kishte gjykuar, edhe pse pala e përfaqësuar nga avokati kishte dalë humbëse në shumicën e tyre.

Anëtarja tjetër, Pamela Qirko, e cila nuk ka dorëzuar listën e notave pasi nuk përmbush kriterin e mesatares mbi 8 për të qenë pjesë e KPK-së, i kërkoi llogari për profesionalizimin Andri Ymerit, me mesatare 9.7, ku ka dhënë 20 vendime me burgim të përjetshëm, si dhe nga 900 vendime gjatë karrierës, Apeli i ka rrëzuar vetëm disa prej tyre.

Anëtarja tjetër trupit gjykues, Firdes Shuli, ka fshehur shkarkimin nga detyra si kryegjyqtare, dhe është në kushtet e Luan Dacit. E kam mbështetur dhe do ta mbështes Vetingut, kam ndjekur dhjetëra procese gjyqësore, por proces më degradues, paragjykues dhe me urrejtje të sëmurë, se sa procesi ndaj Andri Ymerit, nuk kam parë./Shqiptarja.com

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME