Nga Lutfi Dervishi – Si vetëposhtërohet policia?
Dramë me katër akte
Akti I
Barbarët rrahin dy njerëz dhe i bëjnë për spital. Arsyeja? Ishin kallëzuar në polici sepse po u shkaterrohej banesa prej aktivitetit te barbareve. Barbarët kundërpërgjigjen me hunj dhe një prej tyre mban edhe arme në dorë.
Akti II
Policia thërret për sqarim barbarët dhe i lë të lirë pas një ore ndonëse një prej viktimave është në gjendje kritike për jetën në spital.
Akti III
Barbarët postojn vetë dhunën që kanë ushtruar për të treguar se kush është “shteti”
Akti IV
Policia e cila 24 orë me parë i shoqëroi barbarët sot i shpall në kërkim…