Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSituata e fundit nga moti i keq/ Ministria e Mbrojtjes: Po punohet...

Situata e fundit nga moti i keq/ Ministria e Mbrojtjes: Po punohet për riparimin e urës në Panarit

Ministria e Mbrojtjes përditësuar të dhënat për situatën e krijuar nga moti i keq në të gjithë vendin. Ministria e Mbrojtjes thotë se po punohet për hapjen e aksit që lidh Gjirokastrën me fshatrat Karjan, Mingul, Gjat.Ndërkohë, po vijon puna për riparimin e urës që u dëmtua në fshatin Panarit, ku 34 familje kanë mbetur të izoluara.

“Ekipet e Emergjencave Civile dhe efektivët e Forcave të Armatosura vijojnë pa u ndalur angazhimin për menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i rënduar, ku fatmirësisht nuk ka zgjerim të hartës së zonave të prekura.

Në qarkun e Gjirokastrës po punohet për kthimin në normalitet të aksit rrugor që lidh qytetin e Gjirokastrës me fshatrat Karjan, Mingul dhe Gjat i bllokuar për shkak të reshjeve të dendura. Në qarkun e Korçës, po punohet me intensitet për riparimin e urës që u dëmtua në fshatin Panarit.

Me vëmendje maksimale po ndiqet situata në qarkun e Dibrës dhe Lezhës, ku për shkak të reshjeve që vijojnë me intenstet të lartë ka bllokime rrugësh.Angazhim maksimal për të shmangur çdo rrezik për jetët njerëzore e gjënë e gjallë. Grupet e punës të OSHEE vijojnë të jenë në terren për eliminimin e defekteve dhe rilidhjen e energjisë në zonat e thella”, njofton ministria.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME