Monday, October 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTSkandali Gjici/ Alma “fundos” edhe Kukësin, 16 lojtarë largohen

Skandali Gjici/ Alma “fundos” edhe Kukësin, 16 lojtarë largohen

Për herë të tretë radhazi, Kukësi nuk ia doli të siguronte pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Një dështim që mund të konsiderohet si tragjik për klubin verilindor, që tashmë po përballet me një merkato shkatërrimtare.

Në këto ditë të para, Kukësi ka pësuar një eksod të frikshëm, ku plot 16 lojtarë kanë konfirmuar tashmë divorcin. Operacionit “Fshesa” deri më tani i kanë shpëtuar vetëm 4 futbollistë, të cilët mund të konsiderohen edhe si baza e ekipit në sezonin e ri. Bëhet fjalë për Angjelo Tafa e Mbarak që kanë kontratë deri në vitin 2025 dhe Atdhe Radhiti e Lamçe që kanë firmosur deri në 2026 me Kukësin.

Të katër futbollistët kanë nisur pushimet, gjithsesi, e ardhmja mund të mos konsiderohet e sigurtë në Kukës. Duke parë kontratat që kanë lojtarët drejtuesit mund të ndërtojnë skuadrën e ardhme rreth tyre, por deri atëherë ajo që dihet me siguri është se Kukësi ndodhet në “ajër”, pasi deri tani ka veç largime dhe asnjë afrim. Edhe e ardhmja e trajnerit Rrahmani nuk është e sigurtë, me disa emra që po qarkullojnë për stolin. Problemet e presidencës në këtë moment mund të sjellin edhe një shitje të aksioneve të Kukësit për të hequr dorë kështu pas shumë vitesh nga klubi një herë kampion i vendit

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME