Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMISkandali/ Zoto dhe Gugallja lanë inceneratorët peng në bankë

Skandali/ Zoto dhe Gugallja lanë inceneratorët peng në bankë

Si të mos mjaftonin shkeljet ligjore, ryshfetet për qeveritarët dhe 60 milion euro nga kontratat e majme, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja kanë marrë me vetë në Austri edhe paratë e dy kredive, për të cilat kanë lënë peng inceneratorët.

Skandali është zbuluar nga emisioni Kronos në MCN, sipas të cilit llogaritë e inceneratorëve sot janë të bllokuara nga banka Credins, sepse kompanitë e inceneratorëve të Fierit dhe të Elbasanit nuk kanë shlyer këstet,

“Fieri për shkak të një overdrafti, ndërsa kontrata e Elbasanit është lënë peng për një kredi me vlerë 4.7 milion USD” raporton Kronos.

Dokumentat e siguruara nga Kronos zbulojnë se 4.7 milion dollarë u morën kredi në muajin Prill të vitit 2021.

Integrated Technology Services në pronësi të Klodian Zotos ka lënë peng kontratën koncesionare, që shteti kishte lidhur për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit me firmën “Albtek Energy”.

Një vit më pas, SPAK sekuestroi inceneratorët. Stela Gugallja dhe Klodian Zoto u arratisën dhe këstet e kredisë mbetën pa u paguar. Sot, llogaritë e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit janë të bllokuara nga banka Credins.

Për pasojë kanë nisur përplasjet mes bankës Credins dhe Agjencisë së Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Këto fakte thellojnë akoma më shumë aferën e inceneratorëve që i ka kushtuar shtetit miliona dollarë dhe për të cilin janë arrestuar ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish deputeti i PS, Alqi Bllako dhe dhjetëra zyrtarë shtetërorë.

Pronarët e kompanive Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja ende vazhdojnë të paguhen, pasi kryeministri Rama thotë se nëse shteti nuk do të paguante, kjo do të ishte shkelje e kontratës.

Inceneratori i Elbasanit dhe ai i Fierit kanë kushtuar rreth 60 milionë euro, por i pari është në remont dhe i dyti nuk është vënë ende asnjë ditë në punë.

SPAK i akuzon se i dhanë ryfshfet Lefter Kokës për të marrë koncensionin e inceneratorit. Inceneratori i Elbasanit, në pronësi të kompanisë “Albtek Energy” sh.p.k, e administruar nga Stela Gugallja bënte fatura fiktive duke i faturuar punë të pakryera kompanisë “Integrated Technology Services” sh.p.k.

Pasi janë faturuar punimet në mënyrë fiktive, sipas SPAK, shuma prej 3.6 milion euro i ka kaluar Lefter Kokës sërish përmes faturave fiktive, tashmë të lëshuara nga dy kompanitë “Albtek Energy” sh.p.k dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k. ndaj kompanive në pronësi të ish-ministrit apo të të afërmve të tij.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME