Monday, May 6, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSkema/ ‘ushtari’ i Dumanit: “U maskova me kapele dhe jelek të OFL-së...

Skema/ ‘ushtari’ i Dumanit: “U maskova me kapele dhe jelek të OFL-së Nuredinit iu bllokua arma”

I penduari i drejtësisë, Henrik Hoxhaj para togave të zeza tha se si objektiv për të vrarë bashkë me Nuredin Dumanin kishin Besmir Haxhiaj, por Viktor Haxhiaj që e shoqëronte u vra rastësisht më 2 mars 2020 ditën kur ndodhi krimi i dyfishtë pranë tregut të automjeteve në Shënvlash të Durrësit. Ndër të tjera ai rrëfen dhe detajet se si ishte maskuar dhe ekzekutimin e planit të vrasjes.

“Dëgjova më pas se kishin plan tjetër edhe për Viktorin por jo atë ditë. Sipas Nuredinit, Klevis Alla do na njoftonte, vrasjen do e bënim ne. Alla na priste me makinën. Mbaja veshur një jelek të kapele me mbishkrimin ‘OFL’. Nuredini më tha se i kishte gjetur në Elbasan. Kisha dy armë automatike në makinë, njërën në dorë tjetrën në xhepin e derës. Shoferi ynë u fut në parakalim kur i pamë vëllezërit, dhe nisa të qëlloj. Nuredinit s’po i shkrepte arma. Kam goditur me xhama mbyllur. Nuredinin se kam parë ç’ka bërë se nuk e kisha mendjen. Kam qëlluar edhe nga xhami i pasëm, shoferin e mjetit, Besmirin. Më pas zbrita dhe mora armën tjetër se më mbaruan plumbat. Qëllova sërish në drejtim të tyre për t’u siguruar. Me Klevis Allën që ishte shoferi ynë nuk kam folur asnjë fjalë. Madje teksa më shikonte në fytyrë një moment i kam thënë “ç’ke që sheh, kthehu para”.”, tha ai.

Po ashtu Hoxhaj tha se kapelet dhe jelekun me mbishkrimin e ‘OFL’ i kishin hedhur në rrugën dytësore në Vorë, kur po ktheheshin në Tiranë me Nuredin Dumanin.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME