Wednesday, June 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORE“Sky Sports”/ 3 skuadra të Premier League kërkojnë Armando Brojën

“Sky Sports”/ 3 skuadra të Premier League kërkojnë Armando Brojën

Armando Brojën e pret një verë e “nxehtë” në merkato. Sulmuesi i Chelsea-t u kthye nga huazimi te Fulhami në fund të sezonit. Pas gjashtë muajve të parë të kaluar me Blutë, ku iu desh gjithashtu të përballej me një problem në gju pas një këputjeje të ligamentit kryqëzues, lojtari shkoi në huazim te “Cottagers”, ku bëri vetëm 8 paraqitje dhe dha një asistim.

Sipas raportimeve nga “Sky Sports UK”, Broja ka përfunduar në fokusin e tri skuadrave të Premier League-s: Wolverhampton, Southampton dhe Everton.

Blutë do të dëgjojnë të gjitha ofertat për sulmuesin, me Ëolves që thuhet se janë të gatshëm të ofrojnë një kontratë shumëvjeçare dhe të blejnë lojtarin plotësisht, por së pari ata do të duhet të bëjnë disa shitja.

Nga ana tjetër, “The Toffees” duhet të presin lajme nga shoqëria për mënyrën e operimit, ndërsa Southamptoni është më shumë i interesuar për një huazim. Milani po ndjek me vëmendje sulmuesit shqiptar. Në fakt, skuadra kuqezi synon të rinovojë sulmin, veçanërisht pas largimit të Olivier Giroud.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME