Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSondazhi/ Kë do besonit, Belon apo Velon?!

Sondazhi/ Kë do besonit, Belon apo Velon?!

Gjysma e qytetarëve të pyetur nuk besojnë tek asnjëri nga kandidatët për bashkinë e Tiranës, ndërsa midis atyre që besojnë Erion Veliaj është më i preferuar. ky është rezultari paraprak i shpallur këtë të premte që i paraprin atij final që do të shpllet të hënën në mbrëmje nga Barometri i Euroneës Albania. Sondazhi i ka pyetur qytetarët e Tiranës se sa ju besojnë kandidatëve kur vjen fjala për t’ju lënë çelësat e shtëpisë. 48% e qytetarëve pavarësisht se mund t’ju besojnë votën nuk do ja besonin çelësin e shtëpisë asnjërit prej kandidatëve.

Pavarësisht kushteve thellësisht të pabarabarta në fushatë, padrejtësive që i janë bërë opozitës reale, mbulimit të zhbalancuar mediatik, hulumtimi i MRB dhe Data center fotografon bindjen e votuesve në këtë çast pavarësisht nga faktorët e zhdrejtë që përcaktojnë vendimin e tyre. Dhe sipas kësaj pyetje ‘kurth” rezulton se Erion Veliaj është në avantazh me afro 6 pikë.

24.1% e kryeqytetasve do ja besonin çelësin e shtëpisë atij ndërsa 18.4% do t’ia besonin çelësin e shtëpisë kandidatit të Berishës, Belind Këlliçit. Roland Bejkos së vulës i besojnë vetëm 1% e qytetarëve, ndërsa Arlind Qorit vetëm 0.4%.

Duket se Erion Veliaj ka më shumë mbështetje tek socialistët e moshuar tradicionalë të përbërë nga grup mosha 65-80 vjeç me 35.8%. Ndërsa nga qytetarët që do ia besonin çelësin Belind Këlliçit janë më shumë të grup moshës 35-44 vjeç me 20.1%.

Barometri ka pyetur qytetarët se cili nga kandidatët i kthen fjalët në vepra. 43.7% e kryeqytetasve mendojnë se Erion Veliaj i kthen fjalët në vepra. 24.8% e kryeqytetasve mendojnë se Belind Këlliçi i kthen fjalët në vepra. Vetëm 1.6% e qytetarëve të Tiranës besojnë se Roland Bejko i kthen fjalët në vepra. Vetëm 0.7% e qytetarëve besojnë se Arlind Qori i kthen fjalët në vepra dhe vetëm 0.1% e qytetarëve të Tiranës besojnë se Lajla Përnaska i kthen fjalët në vepra.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME