35.3% e shqiptarëve mendojnë negativisht për SPAK. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, shumica e kanë vlerësuar negativisht punën që ka bërë SPAK deri më tani.
7.2% e të pyeturve janë shprehur shumë negativisht, ndërkohë që 27.5% e shqiptarëve janë shprehur neutral. 26.2% e tyre e kanë parë pozitivisht punën e SPAK dhe vetëm 0.2% e tyre e shohin shumë pozitivisht punën e SPAK.
Reforma në Drejtësi në këto 5 vite, ia ka dalë të fitojë besimin e socialistëve, por nuk mund të themi të njëjtën gjë kur bëhet fjalë për demokratët. Të pyetur për ecurinë e kësaj reforme në këto 5 vite, tek ata që mendojnë se drejtësia ka ecur mirë, mbizotërojnë ata që janë votues të PS-së me 55.4%, ndërsa votuesit e së djathtës zënë vetëm 8.2%.
Por demokratët mbizotërojnë tek ata që mendojnë se drejtësia 5 vitet e fundit ka ecur keq me 65.9%, ndërsa socialistët zënë 7.2% në këtë kategori. Reforma në drejtësi ka arritur të sigurojë besimin e socialistëve. Por jo të demokratëve të cilët besojnë se drejtësia edhe në 5 vitet e ardhshme do të vijojë të jetë e munguar.
Tek ata që mendojnë se në 5 vitet e ardhshme drejtësia do të ecë keq, janë 62% votues të PD-së dhe vetëm 6.1% votues të PS-së. Ndëkohë tek ata që besojnë në ecurinë e Refomës në Drejtësi, 63.5% e zënë votuesit e PS-së dhe vetëm 7.5% janë votues të PD-së.
Gjetjet janë të Barometrit në Euroneës Albania, realizuar gjatë periudhës 9-21 shtator 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë. /Euronews Albania