Sonte do darkojmë në shtrat, një komenti e “çmendur” në Vlorë

Nesër dhe pasnesër një nga komeditë më të bukura dhe më të çmendura në Teatrin “Petro Marko” të Vlorës.
Një komedi franceze vjen premierë në skenën teatrore. Teatri Shëtitës “Çajupi” sjell në skenën e Vlorës një komedi franceze plot guxim, ku maskimet, situatat e çuditshme dhe kthesat e papritura ndërthuren me një ritëm të shpejtë.
Komedia “Sonte do të darkojmë në shtrat” e autorit Marc Camelotti me regji nga Kiço Londo është një performancë, plot humor dhe mendime të thella, që pasqyron miqësinë, vetminë, pasionet dhe tensionet e fshehura të jetës, deri në një fund surprizues që nuk prisni.
Vepra prodhim i Teatrit Shëtitës “Çajupi” shënon premierën në skenën e teatrit “Petro Marko” në qytetin e Vlorës në mbrëmjet e datave 27 dhe 28 mars. Vepra e autorit Marc Camelotti është me përkthim nga Artur Lena.
Siç bëhet me dije në njoftim, premiera në teatrin e Vlorës është edhe me mbështetjen e kryetares së Bashkisë së Vlorës Brunilda Mersini, ndërsa kjo shfaqje bëhet dhe pjesë e aktiviteteve të tjera artistike këtë sezon.










