POLITIKË

Sot në protestë dominojnë thirrjet “Tradhëtar”

Qytetarët pjesëmarrës në protestën e sotme, gjatë marshimit drejt kryeministrisë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre përmes thirrjeve kundër kryeministrit Edi Rama. 

Ndër sloganet e dëgjuara nga turma ishin “Edi Rama dil në bulevard, atdheu është i yni, jo biznes privat!”, “Dorëheqje!”, “O tradhtar, jep dorëheqjen!” 

“Ramoviç o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”, ishte një tjetër thirrje. 

Sot shënohet dita e 64  e protestës qytetare, e cila nisi kundër një projekti turistik në Zvërnec, por tashmë është shndërruar në një lëvizje popullore kundër klasës politike. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button