Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSPAK merr në pyetje vajzën e videos së Safet Gjicit

SPAK merr në pyetje vajzën e videos së Safet Gjicit

Dalin në dritë detaje të reja nga skandali që i kushtoi shumë kryetarit të bashkisë së Durrësit, Safet Gjici. Ai ishte filmuar në duke kryer marrëdhënie intime në zyrë me një vajzë. Menjëherë sapo pamjet u shpërndanë në rrjetet sociale Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, SPAK njoftoi se kishte nisur kryesisht hetimet.

Kryebashkiaku njoftoi dorëheqjen ndërsa qeveria tha se pavarësisht aktit të tij ai ishte shkarkuar nga detyra. Mediat raportojnë se pasditen e së premtes prokurorët e SPAK kanë marrë në pyetje vajzën që shfaqet në videon intime.

Sipas të njëjtave burime, vajza në videon që mban datën 6 qershor 2023 është me iniciale A.K, 40 vjeçe, banuese në Durrës. Është ende e paqartë se cila ka qenë dëshmia e saj. Vetë Gjici tha në njoftimin e tij të dorëheqjes se kishte pasur një lidhje intime me vajzën, por hodhi dyshime se gjithçka ishte një kurth që i kishin ngritur kundërshtarët e tij.

Për të gjitha këto aludime vajza ka dhënë dëshminë e saj. Pritet që në ditët në vijim të merret në pyetje edhe vetë Gjici. Nuk dihet ende nëse do të ngrihen akuza ndaj Gjicit. Safet Gjici u konfirmua në për një mandat të dytë në bashkinë e Kukësit në zgjedhjet e 14 majit. Ai fitoi ndaj rivalitvtë tij të opozitës me rreth 2 mijë vota më shumë. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME