Spanja është zyrtarisht skuadra e dytë e kualifikuar për në fazën tjetër pas Gjermanisë. La Roja mori një fitore të madhe 1-0 në duelin ndaj Italisë, e vlefshme për grupin tonë duke treguar superioritet.
Iberikët dominuan në 45 minutat e para duke krijuar disa mundërsi shumë të mira shënimi, por fati nuk ishte me Yamal dhe me Nico Ëilliams.
Në minutën e 55-të, pas një aksioni të gjatë, Riccardo Calafiori e dërgon topin në rrjetën e portës së tij, pasi më parë Donnarumma kishte prekur topin. Italia nuk arriti që të reagonte, ndërkohë që Spanja vijoi dominimin duke shpërdoruar raste të tjera.