Monday, July 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREUEFA nis hetimet për Dakun dhe thirrjet anti-serbe të tifozëve shqiptarë dhe...

UEFA nis hetimet për Dakun dhe thirrjet anti-serbe të tifozëve shqiptarë dhe kroatë

UEFA ka njoftuar zyrtarisht se ka hapur hetime për ngjarjet në tribuna dhe pas sfidës mes Kroacisë dhe Shqipërisë, që u luajt të mërkurën në Hamburg. Pjesë e hetimit do të jetë edhe festimi në fund të ndeshjes i Mirlind Dakut, i cili akuzohet për sjellje të papërshtatshme. Ndaj tij bëri ankesë Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut sipas së cilës, Daku bëri thirrje të pahijshme kundër popullit maqedonas. Ndërsa për tifozët u ankua Federata Serbe e Futbollit që akuzoi tofozët shqiptarë dhe kroatë se kanë hedhur parrulla raciste. 

“Në përputhje me nenin 31(4) të Rregullores disiplinore të UEFA-s, një Inspektor i Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s është caktuar sot për të kryer një hetim në lidhje me sjelljen e mundshme raciste dhe/ose diskriminuese nga mbështetësit që dyshohet se kanë ndodhur në kuadër të Kampionatit Europian 2024 në ndeshjen e fazës së grupeve ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Federatës Kroate të Futbollit (HNS) dhe Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), e luajtur më 19 qershor 2024 në Hamburg të Gjermanisë.

Në lidhje me ndeshjen e fazës së grupeve të Kampionatit Europian 2024 ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Federatës Kroate të Futbollit dhe Federatës Shqiptare të Futbollit të luajtur më 19 qershor 2024 në Hamburg të Gjermanisë, është hapur një hetim në lidhje me sjelljen e supozuar të papërshtatshme të lojtarit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), z. Mirlind Daku. Informacione të mëtejshme në lidhje me këtë çështje do të vihen në dispozicion në kohën e duhur” – thuhet në njoftimin e UEFA-s.


Pas ndeshjes me Kroacinë, me një mikrofon në dorë, Mirlind Daku u bashkua me festimet e tifozëve shqiptarë të pranishëm në stadiumin e Hamburgut. Në një video të publikuar në rrjete sociale sulmuesi, i rrëmbyer nga emocionet, është bashkuar me thirrjet ofenduese ndaj popullit të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Federata e Maqedonisë së Veriut reagoi menjëherë dhe kërkoi që ndaj sulmuesit të merren masa disiplinore.

“Shprehim shqetësimin tonë të thellë dhe dënojmë thirrjet nacionaliste të futbollistit të Shqipërisë Mirlind Daku drejtuar kundër shtetit të Maqedonisë pas ndeshjes së djeshme ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë në Kampionatin Europian.

Një sjelljee tillë është e papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat bazë të sportit dhe respektit të ndërsjellë që promovon futbolli. Sporti, veçanërisht futbolli, është baza e një bashkëpunimi dhe respekti ndërmjet Kombësive të ndryshme.

Retorika nacionaliste, megjithatë, i minon këto parime, duke nxitur ndarjen dhe armiqësinë midis tifozëve dhe shoqërive. Parimet politike janë të përfshira në rregulloret e shoqatave ndërkombëtare si FIFA dhe UEFA. Federata e Futbollit të Maqedonisë do t’i dërgojë një letër zyrtare UEFA-s për këtë sjellje skandaloze.

I bëjmë thirrje futbollistit shqiptar Mirlind Daku që të kërkojë falje publike për sjelljen e tij dhe për dëmin që ka shkaktuar. Gjithashtu u bëjmë thirrje institucioneve përkatëse që të hetojnë këtë incident dhe të marrin masat e duhura disiplinore për të përforcuar standardet e sjelljes që priten nga të gjithë sportistët. Angazhimi ynë për të promovuar unitetin, respektin dhe lojën e ndershme në sport mbetet parësor.”- shkruhet në deklaratën e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME