Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORESpiropali do të jetë kryetarja e re e Kuvendit

Spiropali do të jetë kryetarja e re e Kuvendit

Pas vitesh të tëra lëvdatash e serivlosjesh publike, duke e quajtur Edi Ramën nga burrë shteti e deri Skëndërbe, Elisa Spiropali më në fund e ka bindur Skëndërbeun e saj ti japë një post të rëndësishëm shtetëror.

Nga kongresi i PS-së, kryeministri Edi Rama propozoi emrin e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin si kryetare të Kuvendit, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës.

“Do i propozoj grupit parlamentar që në një seancë të menjëhershme t’i japim besimin tonë Elisa Spiropalit për të marrë drejtimin e Parlamentit”, u shpreh Rama para delegatëve të Kongresit të PS.

Rama tha gjithashtu se Bledi Çuçi, kryetar i grupit parlamentar socialist do të propozohet për postin e nënkryetarit të Parlamentit.

Ndërsa në vend të Çuçit si kryetar i grupit parlamentar shkon Niko Peleshi, aktualisht ministër i Mbrojtjes.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME