Thursday, November 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREStrakosa: Erdha për të bërë histori

Strakosa: Erdha për të bërë histori

Portieri i kombëtares shqiptare në Euro 2024 dhe një lojtar i ri i AEK-ut ndanë momentet dhe mendimet e para.

Transferimi i Thomas Strakosa në AEK u përfundua mbrëmjen e së hënës (8/7) dhe vazhdimi përfshinte një xhiro në stadiumin dhe Muzeun e Historisë, me kanalin e klubit që e ndjek… nga afër.

Portieri i kombëtares shqiptare në Euro 2024 ndau momentet dhe mendimet e para, shpjegoi zgjedhjen e tij, teksa tha se refuzoi ofertat nga ligat kryesore, ndërsa nënvizoi se ka ardhur në AEK për të kontribuar dhe për të festuar tituj.
“Unë jam Thoma Strakosa dhe jam shumë i lumtur që i bashkohem familjes së AEK-ut. Që i vogël e shikoja babanë tim duke luajtur si portier dhe ëndërroja të bëhesha si ai, por edhe ta kaloja”, tha ai.

“Në moshën 16-vjeçare mora vendimin e madh që të largohesha në Itali dhe të lë pas familjen time. Aty mësova se çfarë do të thotë të jetosh vetëm. Jam rritur dhe pjekur më shpejt se mosha ime”.
Duke përshkruar profilin e tij, ai tha se “gjërat që më përfaqësojnë janë punë e vështirë dhe arritja e qëllimeve të mia, edhe kur të tjerët nuk më besojnë”.

Po për zgjedhjen e tij? “Rol të rëndësishëm në vendimin tim për të ardhur tek AEK kanë luajtur drejtuesit, përgjigja e njerëzve dhe e familjes sime, edhe pse kam pasur oferta nga ligat më të mira evropiane. Erdha këtu për të bërë histori së bashku”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME