Thomas Strakosha do të largohet nga Lazio në fund të sezonit. Portierit të kombëtares shqiptare i përfundon kontratë në fund të këtij sezoni.
Në kushtet që nuk ka marrëveshja për rinovim, përfaqësuesit e Strakoshës kanë punuar për ta transferuar në një tjetër klub.
Mediat italiane shkruajnë se portieri do ti bashkohet Fulham, skuadër që do të garojë në Premier League sezonin e ardhshëm.
Kalimi i Strakoshës quhet i kryer, por gjithsesi duhet pritur që të vijë njoftimi i vetë lojtarit apo klubit të ri.