Monday, September 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREStresi mesazh për ministren Haxhiu: Je e re, por ne po kërc@nohemi...

Stresi mesazh për ministren Haxhiu: Je e re, por ne po kërc@nohemi në rrjete sociale

Reperi Stresi i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës për përleshjen në Pejë, ka bërë një video në rrjete sociale, me anë të të cilës i drejtohet ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut. Reperi thotë se vazhdimisht kërcënohet në rrjete sociale dhe se për këtë duhet rishikuar edhe paraqitjet e këtyre personave në TikTok.

”Ju lëshoni urdhërarrest me ardh me na arrestuar neve në Shqipëri, 500 forca policore kanë qenë te shtëpia ime. A jeni normal ju? Ti e nderuar ministre je e re, nuk di asgjë për të kaluarën time, pa u zbardh kjo çështje harroni që mund të më afroni ju mua.

E nderuar ministre, a e ke parë që tri vjet se si ne po kërcënohemi në rrjete sociale e si po na kërcënohet motra, nëse jeni feministe sado pak dhe e doni forcën e gruas futuni pak nëpër TikTok mblidhni të gjitha videot e kërcënimet se si shahen gratë nga një pervers 40 vjeç me fmi edhe që nuk e kemi prekur hiç”, u shpreh ai.

Reagimi vjen pasi ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu firmosi kërkesat e ekstradimit për shtetasit Rigels Rajku (Noizy), Bahtjar Bajraktari (DJ Crax) dhe Arkimed Lushaj (Stresi), të cilat i janë përcjell Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë, si autoritetet përgjegjës për ekstradimet. Haxhiu i ka kërkuar zyrtarisht homologut Ulsi Manja arrestimin e përkohshëm të tre shtetasve të mësipërm, me qëllim ekstradimin e tyre më pas në Kosovë, për t’u përballur me akuzat për rrahjen barbare të boksierit Med Iseni dhe kunatit të tij.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME