MAGAZINË

Taylor Swift, këngë për prishjen e miqësisë me Blake Lively?

Taylor Swift  ka nxitur reagime me albumin e saj më të ri, “The Life of a Showgirl,” i cili pritet të dalë më 3 tetor.

Por është një titull specifik që ka tërhequr vëmendjen: kënga e gjashtë në album, “Ruin the Friendship”, për të cilën fansat po spekulojnë se mund të jetë një shigjetim ndaj ish-mikes së saj të ngushtë, Blake Lively.

Titujt e tjerë të albumit përfshijnë “The Fate of Ophelia,” “Elizabeth Taylor,” dhe “CANCELLED!”, por është pikërisht “Ruin the Friendship” që ka ngjallur më shumë reagime në rrjete sociale.

Miqësia e gjatë mes Swift dhe Lively ka qenë në qendër të vëmendjes prej dhjetorit 2024, kur aktorja e njohur paditi regjisorin e filmit It Ends with Us, Justin Baldoni, si dhe producentët dhe kompaninë e tij, për ngacmim seksual dhe një “fushatë shpifëse” për të shkatërruar reputacionin e saj — akuza që Baldoni dhe të tjerët i kanë mohuar.

Emri i Taylor Swift u përfshi në këtë betejë pasi ekipi ligjor i Baldonit pretendoi se këngëtarja kishte ushtruar presion ndaj tij për të pranuar ndryshimet që Lively donte të bënte në skenarin e filmit.

Edhe pse padia u hodh poshtë dhe tentativa për ta thirrur Swift në gjyq dështoi, ekipi i Baldonit vazhdoi të kërkonte komunikimet mes Swift dhe Lively.

Në qershor, një gjykatës refuzoi kërkesën e Lively për të mbajtur private këto komunikime, dhe kjo çoi në shtimin e dyshimeve për një prishje të mundshme të miqësisë së tyre.

Reagimet në rrjete sociale nuk vonuan. Një përdorues në X (ish-Twitter), @mynerdyhome, shkroi:
“Kush tjetër mendon se ‘Ruin The Friendship’ dhe ‘CANCELLED!’ janë për Blake Lively?”

Ndërkohë, prezantuesi brazilian Didi Effe ishte edhe më i bindur: “Jam i SIGURT që ‘Ruin The Friendship’ është për Blake Lively.”

Madje edhe Billy Bush, në podcastin e tij Hot Mics, komentoi: “Unë mendoj se ajo do ta ‘godasë’ Blake Lively në këtë album. Pse? Sepse Blake është një ish. Një ish-mikeshë. Dhe Taylor i do këngët për ish-at e saj.”

Në prill, një burim për PEOPLE tha se Swift ishte “thellësisht e lënduar” pas përfshirjes në çështjen ligjore.

Në maj, një tjetër burim tha se miqësia e tyre kishte ndalur përkohësisht, por “nuk ishin armike.”

Në qershor, burimet thanë se po punonin për të qenë “në marrëdhënie të mira,” por miqësia “nuk është më si më parë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button